U kapën ‘në pritë’ duke u përgatitur për vrasje, Gjykata e Sarandës vendos masat për 5 të arrestuarit

U kapën ‘në pritë’ duke u përgatitur për vrasje, Gjykata e Sarandës vendos masat për 5 të arrestuarit

Gjykata e Sarandës ka caktuar masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar mbrëmjen e së hënës në fshatin Gjashtë, pasi u kapën në posedim të armëve të zjarrit dhe dyshohet se ishin përgatitur për vrasje. Para gjyqtarit Mexhit Doci u paraqitën Alfred Kaja, 26 vjeç, dhe Sidorel Moriseni, 33 vjeç, të dyshuar për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje”, si dhe Vitrin Hoxha, 21 vjeç, Franko Bobja, 22 vjeç, dhe Vionis Poka, 31 vjeç, të dyshuar për “moskallëzim të krimit”. Të 5 të arrestuarit në Sarandë rezultuan me precedent penal në fushën e narkotikëve. Policia tha se kishte dyshime të forta se ishin organizuar për të ekzekutuar një person në fshatin Gjashtë të Sarandës. Sipas hetimeve, Kaja dhe Moriseni u kapën duke poseduar dy...