Majmuni terrorizon qytetin indonezian, 18 persona të plagosur në sulme

Majmuni terrorizon qytetin indonezian, 18 persona të plagosur në sulme

Një majmun ka shkaktuar panik në një qytet të Indonezisë pasi sulmoi dhe plagosi 18 persona, mes tyre fëmijë dhe të moshuar. Sipas autoriteteve lokale, deri tani janë regjistruar 19 sulme, ndërsa një prej personave është sulmuar dy herë. Lajmin e konfirmoi për AFP kreu i shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit në Tembilahan, Junaid Ismail. Disa prej viktimave kanë pësuar plagë të rënda dhe kanë pasur nevojë për më shumë se 10 qepje, ndërsa mjekët u kanë administruar edhe trajtim kundër tërbimit për shkak të rrezikut nga kafshimi i kafshës. Majmuni u lokalizua dhe u kap të enjten nga autoritetet, pasi ishte bllokuar brenda zonës urbane. Më pas kafsha u transportua në Pekanbaru, kryeqytetin e provincës Riau në ishullin Sumatra, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve...