U kapën me armë në Gjashtë të Sarandës, dy lihen në burg e tre në shtëpi (EMRI)
Është zhvilluar pas mesditës së sotme seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 5 personave të arrestuar mbrëmjen e së hënës në fshatin Gjashtë të Sarandës me dy armë zjarri pistoletë. Para gjyqtarit Mexhit Doço dolëm 26-vjeçari Alfred Kaja dhe 33-vjeçari Sidorel Moriseni të dyshuar për “armëmbajtje pa leje” si dhe 21-vjeçari Vitrin Hoxha, 22-vjeçari Franko Bobja dhe 31-vjeçari Vionis Poka, të dyshuar për “moskallzim i krimit”. Dy të parët u kapën nga policia duke poseduar dy armë zjarri pistoletë, njera prej të cilave me silenciator ndërsa tre të tjerët i shoqëronin ata. Pavarësisht se fillimisht u dyshua se ata mund të kryenin ndonjë ngjarje kriminale, këto dyshime kanë rënë pasi policia nuk u gjeti atyre as maska, as doreza, as lëndë djegëse, ndërkohë...
Burimi:
vizionplus.tv