Europa nën pushtetin e flakëve/ Zjarr masiv në pyllin pranë Parisit, digjen qindra hektarë
Vala e zjarreve që ka përfshirë disa qytete dhe rajone të Evropës po vazhdon. Këtë herë flakët kanë përfshirë pyllin e Fontainebleau, që ndodhet në juglindje të Parisit, në Francë. Autoritetet e kanë cilësuar zjarrin si “me përmasa të jashtëzakonshme”, duke angazhuar një numër rekord forcash zjarrfikëse në rajonin e Ile-de-France. Për shkak të situatës, trafiku hekurudhor në zonë është ndërprerë, ndërsa reja e dendur e tymit ishte e dukshme deri në 20 kilometra larg. Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar rreth 400 zjarrfikës. Në ndihmë të tyre kanë ardhur edhe fermerë dhe bujq të zonës, të cilët kanë përdorur traktorët e pajisur me cisterna uji për të luftuar zjarrin. Sipas bilancit paraprak, rreth 800 hektarë të pyllit të Fontainebleau janë shkrumbuar nga...
Burimi:
syri.net