“Ethet e Nilit” pushtojnë edhe Maqedoninë, autoritetet në Shkup japin alarmin! Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar e një viktimë
Pas Greqisë, “Ethet e Nilit” kanë pushtuar edhe Maqedoninë e Veriut, teksa raportohet për 26 të prekur deri tani dhe një viktimë. Autoritetet shëndetësore në RMV kanë shpallur epidemi të Etheve të Nilit Perëndimor në pesë komuna të Shkupit, pas rritjes së numrit të rasteve dhe përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Masa përfshin komunat Kisella Vodë, Gazi Babë, Aerodrom, Butel dhe Ilinden. Deri më 11 gusht janë konfirmuar 26 raste me virusin e Nilit Perëndimor, ndërsa katër persona të tjerë janë ende në proces diagnostikimi. 25 prej rasteve janë regjistruar në Shkup, ndërsa një në Veles. Sipas autoriteteve, infektimet janë kryesisht të marra brenda vendit. Situata paraqitet më shqetësuese te pacientët e moshuar. 22 nga 26 personat e infektuar janë mbi 60 vjeç. Në Klinikën e...
Burimi:
javanews.al