Emri i tij doli në dosjet Epstein, gjendet i vdekur agjenti francez i modës
Një agjent francez i modës, me lidhje të afërta me Jeffrey Epstein, është gjetur i vdekur në banesën e tij pranë Parisit. Bëhet fjalë për Daniel Siad, 69 vjeç, i cili ishte nën hetim në Francë për dyshime se kishte ndihmuar Epstein në trafikimin dhe abuzimin e grave. Prokuroria e Nanterres bëri të ditur se ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e vdekjes së tij. Për këtë rast pritet të kryhet edhe autopsia. Siad, ndaj të cilit ishin bërë disa denoncime, përfshirë akuza për përdhunim, ende nuk ishte marrë në pyetje nga hetuesit. Ai i kishte mohuar akuzat dhe kishte deklaruar se dëshironte të dëgjohej për të dhënë versionin e tij. Daniel Siad Emri i tij ishte përmendur në më shumë se 1...
Burimi:
javanews.al