“El Nino” rikthehet, bota do të përballet me 5 vite të nxehti ekstrem
Tokën e presin 5 vite me të nxehtë ekstrem, si pasojë e fenomenit El Nino. Sipas raportit të Organizatës meteorologjike Botërore WMO, temperaturat globale 2026-2030 do të jenë deri në 1.9 gradë më shumë se mesatarja krahasuar me 100 vite më parë. Gjithashtu mendohet se në 2027 temperaturat do të thyejnë rekordin e 2024 si viti më i nxehtë, si pasojë e mbërritjes në fund të këtij viti të El Nino. Raporti ofron një përmbledhje të parashikimeve nga 13 institute në të gjithë botën në shkallë globale. El Nino është faza e nxehtë e ciklit klimatik natyror ENSO, që karakterizohet nga një ngrohje anormale e ujërave sipërfaqësore të Oqeanit Paqësor qendror dhe Lindor. Provokon luhatje meteorologjike dhe klimatike në shkallë globale. Si pasojë e spostimit...
Burimi:
javanews.al