Ekspresi i Putinit në Kaspik/ Rusia dhe Irani hapin korridorin e fshehtë të furnizimeve

Ekspresi i Putinit në Kaspik/ Rusia dhe Irani hapin korridorin e fshehtë të furnizimeve

Deti Kaspik po merr një rëndësi të re strategjike në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Iranit. Të dy vendet duket se po përdorin gjithnjë e më shumë këtë korridor ujor për transportin e mallrave dhe furnizimeve, përfshirë edhe pajisje me përdorim ushtarak. Sipas të dhënave të bëra publike nga media amerikane, Moska po përdor portet ruse në brigjet e Kaspikut për të dërguar furnizime drejt Iranit. Ky zhvillim ka tërhequr vëmendjen e Shteteve të Bashkuara, të cilat po monitorojnë nga afër bashkëpunimin logjistik dhe ushtarak mes dy vendeve. Ekspertët e konsiderojnë Detin Kaspik një korridor veçanërisht të favorshëm për Moskën dhe Teheranin. Ndryshe nga rrugët detare ndërkombëtare, kjo hapësirë është e rrethuar nga toka dhe flotat perëndimore nuk kanë akses të drejtpërdrejtë në të. Kjo e...