Eksodi maroken/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

Eksodi maroken/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

Akuza serioze për sulme seksuale kundër vajzave të mitura migrante po hetohen nga autoritetet spanjolle në Ceuta, pas mbërritjes masive të emigrantëve nga Maroku në enklavën spanjolle të Afrikës së Veriut, raporton ‘Euronews’. Burime mjekësore konfirmuan se Spitali Universitar i Ceutës trajtoi të paktën pesë vajza, asnjëra prej të cilave nuk ishte më e vjetër se 14 vjeçe, për përdhunim të dyshuar gjatë javës së kaluar. Të gjitha të miturat kishin mbërritur në qytet nga Maroku gjatë fluksit masiv të fundit të migrantëve. Një djalë thuhet se është midis viktimave, ndërsa të njëjtat burime vlerësojnë se numri real i incidenteve mund të jetë më i lartë, pasi disa nga viktimat ende nuk kanë paraqitur një ankesë. Në total, deri më tani janë ekzaminuar më shumë...