E pazakontë në Francë, kandilat e detit bllokojnë reaktorët bërthamorë!

E pazakontë në Francë, kandilat e detit bllokojnë reaktorët bërthamorë!

Një nga centralet bërthamore më të mëdha të Evropës, Gravelines në Francën veriore, u detyrua të mbyllte përkohësisht tre nga gjashtë reaktorët e tij, për shkak të një pengese natyrore të papritur: një tufë të madhe me kandila deti. Incidenti ndodhi të hënën, më 10 gusht, kur kandil deti bllokuan pompat e marrjes së ujit të detit që janë thelbësore për ftohjen e centralit. Sa i përket statusit të njësive, tre reaktorë u mbyllën plotësisht, njëri e uli prodhimin e tij përgjysmë, ndërsa vetëm njëri mbeti në prodhim të plotë, pasi i gjashti ishte tashmë jashtë funksionit për mirëmbajtje të planifikuar. Operatori EDF ka siguruar se nuk kishte rrezik për sigurinë e objekteve, punëtorëve apo mjedisit. Megjithatë, incidenti e rëndon më tej prodhimin francez të...