Dy orë takim me Trump, Xi Jinping: Ekziston rreziku i luftës nëse Tajvani menaxhohet keq

Dy orë takim me Trump, Xi Jinping: Ekziston rreziku i luftës nëse Tajvani menaxhohet keq

Marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, me fokus në ekonominë, tregtinë dhe paqen në Ngushticën e Tajvanit, ishin tema kryesore të një takimi dy-orësh mes Presidentit Donald Trump dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping. Media shtetërore kineze raporton se Xi ka paralajmëruar për mundësinë e një konflikti me SHBA-në në rast se çështja e Tajvanit nuk trajtohet si duhet, duke e quajtur atë “çështjen më të rëndësishme në marrëdhëniet Kinë-SHBA”. Ai shtoi se pavarësia e ishullit është “në thelb e papajtueshme” me paqen në rajon. “Nëse trajtohet mirë, marrëdhëniet dypalëshe mund të mbeten përgjithësisht të qëndrueshme. Nëse nuk trajtohet siç duhet, të dy vendet mund të përplasen ose edhe të hyjnë në konflikt, duke e shtyrë të gjithë marrëdhënien Kinë-SHBA në një situatë...