DW/ Shtetësia amerikane: Çfarë do të thotë humbja e Trumpit?

DW/ Shtetësia amerikane: Çfarë do të thotë humbja e Trumpit?

Një nga veprimet e para në mandatin e dytë të Donald Trumpit ishte një përpjekje për të ripërcaktuar Amendamentin e 14-të të Kushtetutës së SHBA-së. Mes një sërë urdhrash ekzekutivë, Presidenti amerikan bëri edhe thirrje për t'i dhënë fund konceptit të shtetësisë së lindur, e cila ka ekziston në SHBA që nga viti 1868. Por dëshira e tij u refuzua të martën. Gjykata Supreme e SHBA-së vendosi kundër vendimit të qeverisë. "Është një nga deklaratat më të qarta se kush jemi si vend", tha Unioni Amerikan për Liritë Civile (ACLU) në një deklaratë. "Pavarësisht se kush janë prindërit tuaj, nëse lindni këtu, ju i përkisni këtij vendi". Trump e kishte quajtur politikën ekzistuese "një turp". Ndërsa Zëvendëspresidenti i tij JD Vance që e kishte përshkruar...