Dubai hap plazhin e parë privat në botë vetëm për gratë, me staf ekskluzivisht femëror

Dubai hap plazhin e parë privat në botë vetëm për gratë, me staf ekskluzivisht femëror

Dubai ka inauguruar plazhin e parë privat në botë ekskluzivisht për gratë, i cili funksionon 24 orë në ditë dhe ofron privatësi të plotë për vizitoret. Plazhi i ri ndodhet në zonën Al Mamzar, në verilindje të emiratit, dhe prej fillimit të muajit ka pritur banore lokale dhe turiste nga vende të ndryshme. Kompleksi është projektuar me masa të larta sigurie dhe privatësie, duke përfshirë gardhe mbrojtëse, ndalim strikt të fotografimit dhe sisteme inteligjente monitorimi për mbrojtjen e vizitoreve. Gjithashtu, i gjithë stafi përbëhet vetëm nga gra, përfshirë rojet e sigurisë dhe ekipet e shpëtimit në det. Plazhi shtrihet në një sipërfaqe prej 125 mijë metrash katrorë dhe përfshin edhe hapësira të dedikuara për fëmijët, si dhe programe të posaçme për not gjatë natës. Autoritetet...