Donald Trump ultimatum Iranit: Pranoni marrëveshjen, ose do përballeni me bombardime të papara

Donald Trump ultimatum Iranit: Pranoni marrëveshjen, ose do përballeni me bombardime të papara

Duket se një marrëveshje përfundimtare është në tryezën e bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit, për t’i dhënë fund armiqësive mes dy vendeve. Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se nëse Irani do ta pranojë marrëveshjen, armiqësitë do të përfundojnë dhe Ngushtica e Hormuzit do të hapet për qarkullimin e anijeve. “Nëse Irani e pranon marrëveshjen, armiqësitë do të përfundojnë dhe Hormuzi do të rihapet”, tha Presidenti i SHBA-së Trump. Më tej Trump kërcënoi se nëse Irani nuk e pranon marrëveshjen, SHBA do të nisë bombardimet me një intensitet që sipas tij Teherani nuk e ka parë kurrë më parë. “Nëse nuk e pranon, bombardimet do të rifillojnë në një nivel dhe intensitet të paparë”, vijoi më tej Trump.