Ministria e Brendshme shpall ‘non grata’ 2 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut
Valon Belja dhe Imami Bekir Halimi TIRANË-Ministria e Brendshme ka shpallur “non grata” dy shtetas nga Maqedonia e Veriut për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar. Konkretisht të padëshiruar në territorin e Republikës së Shqipërisë janë shpallur politikani dhe analisti Valon Belja, ose i njohur si Valjon Bela dhe imami Bekir Halimi. Vendimi është firmosur nga Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari pas informacioneve të përcjella nga shërbimet informative të shtetit ku bëhet fjalë për lidhje të Valon Belas dhe Bekir Halimit me veprimtari që përbëjnë rrezik dhe kërcënim për vendin.
Burimi:
zeri.ai