727 forca në terren për shuarjen e 20 vatrave të zjarrit në 24 orët e fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 727 forca operacionale për përballimin e 20 vatrave të zjarrit në zona të ndryshme të vendit. Sipas tij, në mbështetje të strukturave vendore kanë marrë pjesë edhe 128 efektivë të Forcave të Armatosura, të pajisur me 2 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë mjekësore dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore. Ministri theksoi se operacionet vijojnë me qëllim vënien nën kontroll të flakëve dhe minimizimin e rrezikut për banorët dhe mjedisin. Shqipëria vijon të përballet me një situatë të vështirë për shkak të temperaturave të larta dhe erërave, të cilat kanë favorizuar përhapjen e zjarreve në disa qarqe të vendit. Gjatë ditëve të fundit, dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, shërbimeve zjarrfikëse...
Burimi:
javanews.al