Pritet rritje çmimi për vajin e ullirit në Europë, temperaturat rekord po shkatërrojnë prodhimin
Fermerët në të gjithë Europën po paralajmërojnë për një rënie të ndjeshme të prodhimit bujqësor, ndërsa valët ekstreme të të nxehtit, thatësira dhe zjarret po dëmtojnë kulturat bujqësore, duke rritur shqetësimet për shtrenjtimin e produkteve ushqimore. Një nga produktet që pritet të preket më shumë është vaji i ullirit. Sipas prodhuesve, temperaturat rekord dhe mungesa e reshjeve kanë dëmtuar ndjeshëm ullishtet në disa vende të Europës, çka pritet të sjellë një tjetër rritje të çmimeve në muajt e ardhshëm. Shoqata franceze e prodhuesve të perimeve, Légumes de France, bëri të ditur se mijëra tonë prodhime janë humbur si pasojë e motit ekstrem. Mes kulturave më të prekura janë sallatat, karotat, preshi, hudhra dhe qepët, ndërsa për disa prej tyre prodhimi mund të ulet deri në...
Burimi:
vizionplus.tv