Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

Fluks i lartë lëvizjesh është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në pikat kufitare të Qarkut të Gjirokastrës, ku mijëra qytetarë dhe automjete kanë hyrë dhe kanë dalë nga territori shqiptar. Pika e Kalimit Kufitar të Kakavijës vijon të mbajë peshën kryesore të qarkullimit. Gjatë 24 orëve të fundit, në këtë pikë janë përpunuar 9 mijë e 141 shtetas, nga të cilët 5 mijë e 209 në hyrje dhe 3 mijë e 932 në dalje. Po ashtu, janë përpunuar 2 mijë e 626 automjete, ku 1 mijë e 470 prej tyre kanë hyrë në Shqipëri dhe 1 mijë e 156 kanë dalë nga territori shqiptar. Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, 1 mijë e 211 shtetas kanë hyrë në vend për qëllime turistike, duke konfirmuar...