Sezoni veror, fluks rekord në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës

Sezoni veror, fluks rekord në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës

Muaji korrik ka shënuar fluksin më të lartë të lëvizjes së udhëtarëve në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës dhe në Terminalin e Trageteve të Portit të Sarandës. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 138 mijë e 189 pasagjerë në hyrje dhe dalje, duke reflektuar intensitetin e sezonit turistik në jug të vendit. Nga ky total, 67 mijë e 128 pasagjerë kanë hyrë në territorin shqiptar, prej të cilëve 28 mijë e 910 janë shtetas shqiptarë dhe 38 mijë e 218 shtetas të huaj. Ndërkohë, në dalje janë regjistruar 71 mijë e 61 pasagjerë, mes tyre 31 mijë e 15 shtetas shqiptarë dhe 40 mijë e 46 shtetas të huaj. Edhe qarkullimi i automjeteve ka qenë i lartë gjatë muajit...