Dhunohet kryetari i degës së Vetëvendosjes në Skënderaj, VV-ja publikon FOTON e Hysni Mehanit të përgjakur
Hysni Mehani KOSOVË- Një incident i dhunshëm mes përfaqësuesve politikë lokalë në Kosovë është raportuar mesditën e sotme. Kryetari i Degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku. Sipas një njoftimi të publikuar në Facebook nga i afërmi i tij, Bahri Zabeli, Mehani ka pretenduar se është sulmuar nga kryetari i Komunës së Skenderajt nga PDK, Sami Lushtaku, së bashku me shoqëruesit e tij. Në postim thuhet se gjatë incidentit Mehanit i është marrë edhe telefoni personal. “Të dashur miq jam sulmuar nga Sami Lushtaku dhe banda e tij. Telefonin personal ma kanë marrë. Lus policinë të mbroj familjen time dhe ftoj familjarët për përmbajtje”, thuhet në reagim. Gjithashtu, edhe Vetëvendosje ka bërë një...
Burimi:
zeri.ai