COVID-19, SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

COVID-19, SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare në SHBA, Tulsi Gabbard, ka publikuar dokumente të reja sekrete mbi origjinën e virusit Covid-19. Sipas saj, këto materiale zbulojnë lidhje të forta mes kërkimeve të financuara nga Amerika dhe Institutit të Virologjisë në Wuhan. Përmes një deklarate të fortë, Gabbard theksoi se pas vitesh gënjeshtrash dhe censure, populli amerikan tashmë meriton transparencë dhe llogaridhënie për dhimbjen që kaloi. Zyra e Inteligjencës sqaroi se dosja përmban komunikime të brendshme dhe dëshmi nga sinjalizuesit që përfshijnë ish-zyrtarin e lartë të shëndetësisë, Anthony Fauci. Madje, Gabbard shkoi më tej duke akuzuar hapur Faucin se ka gënjyer nën betim para Kongresit Amerikan gjatë vitit 2024. Sipas dokumenteve, ai dyshohet se ka mbikëqyrur financimet për kërkimet mbi koronaviruset e lakuriqëve të natës në laboratorin kinez....