Çmimi i vajit të ullirit pritet të rritet sërish, shkak i nxehti ekstrem
Fermerët në mbarë Evropën po paralajmërojnë për një rënie të prodhimit ushqimor dhe rritje të çmimeve, pasi kulturat bujqësore po dëmtohen nga temperaturat ekstreme, thatësira dhe zjarret. Edhe ullishtat janë prekur rëndë, ndërsa kriza klimatike po sjell temperatura rekord në kontinent. Si pasojë, çmimi i vajit të ullirit, i cili tashmë mbetet në nivele të larta, pritet të nisë të rritet sërish. Shoqata franceze e prodhuesve të perimeve Légumes de France ka paralajmëruar se janë humbur mijëra tonë prodhime me vlerë dhjetëra milionë euro. Ndër kulturat më të prekura janë sallatat, karotat, preshi, hudhra dhe qepët, ndërsa për disa prej tyre prodhimi pritet të përgjysmohet për shkak të mungesës së reshjeve. Temperaturat përvëluese në Francë kanë ngadalësuar edhe zhvillimin e rrushit në rajonet e njohura...
Burimi:
javanews.al