Çiklisti përplasi kryebashkiakun, ndalohen biçikletat në zonat qendrore të këtij qyteti

Çiklisti përplasi kryebashkiakun, ndalohen biçikletat në zonat qendrore të këtij qyteti

Kryebashkiaku i Komos Alessandro Rapinese, ka vendosur të ndalojë përdorimin e biçikletave në rreth 30 rrugë të qendrës historike të qytetit italian. Masa do të hyjë në fuqi në shtator dhe parashikon që çiklistët të zbresin nga biçikletat dhe t’i shtyjnë ato në zonat e përcaktuara. Vendimi erdhi pas një incidenti në korrik, kur Rapinese u përplas nga një biçikletë elektrike teksa po largohej nga bashkia. Kryebashkiaku tha se përvoja personale e bëri të kuptonte më mirë rrezikun që mund të paraqesin biçikletat në zonat e ngarkuara të qendrës. “E di se çfarë do të thotë të goditesh nga një prej këtyre biçikletave”, deklaroi ai. Rapinese e ka mbrojtur masën si një çështje të sigurisë publike. Sipas tij, qëllimi është të reduktohen rreziqet për këmbësorët...