CENTCOM rrëzon Iranin: Hormuzi është i hapur, nafta vazhdon të rrjedhë

CENTCOM rrëzon Iranin: Hormuzi është i hapur, nafta vazhdon të rrjedhë

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) ka njoftuar se transporti tregtar përmes Ngushticës së Hormuzit është rritur, duke hedhur poshtë në mënyrë indirekte pretendimet e Iranit se kjo rrugë strategjike detare ishte mbyllur. Në deklaratën e saj, CENTCOM thekson se lundrimi në këtë korridor ndërkombëtar ka vazhduar normalisht, me 55 anije tregtare që kanë kaluar sot përmes Ngushticës, duke transportuar sasi të mëdha mallrash dhe mbi 17 milionë fuçi nafte drejt tregjeve ndërkombëtare. Komanda amerikane shton se forcat e Shteteve të Bashkuara mbeten “të pranishme dhe në gatishmëri” për të garantuar sigurinë e lundrimit dhe respektimin e marrëveshjeve përkatëse në rajon. Njoftimi i CENTCOM erdhi menjëherë pas deklaratave të Iranit, i cili pretendoi mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, duke e justifikuar këtë me atë...