“Çdo agresion do të përballet me goditje shkatërruese”, Irani paralajmëron nga Hormuzi

“Çdo agresion do të përballet me goditje shkatërruese”, Irani paralajmëron nga Hormuzi

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i Iranit deklaroi se 25 anije kanë kaluar tranzit nëpër Ngushticën e Hormuzit gjatë 24 orëve të fundit, nën koordinimin dhe mbikëqyrjen e marinës iraniane. Sipas deklaratës së publikuar nga agjencia gjysmëzyrtare Tasnim News, anijet që kaluan përfshinin cisterna nafte dhe anije kontejnerësh, të cilat morën leje sigurie nga Marina e Gardës Revolucionare. “Anijet kaluan nëpër rrugën ujore strategjike gjatë ditës dhe natës së fundit me koordinim dhe siguri të ofruar nga forcat tona”, thuhet në deklaratën e IRGC. Garda Revolucionare iraniane deklaroi gjithashtu se po ushtron atë që e quajti “kontroll inteligjent” mbi Ngushticën e Hormuzit, ndërsa paralajmëroi për reagim të ashpër ndaj çdo kërcënimi. “Çdo akt agresioni do të përballet me goditje shkatërruese”, paralajmëroi Marina e IRGC-së.CNN raportoi se...