Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka deklaruar se bisedimet e fundit të paqes me Iranin kanë sjellë rezultatet që Uashingtoni synonte. Duke folur nga Zvicra, ku po zhvillohen negociatat, Vance tha se dita e djeshme ishte “shumë e mirë” dhe se pala amerikane arriti katër objektiva kryesore gjatë diskutimeve me përfaqësuesit iranianë. “Ne bëmë pikërisht atë që donim të bënim”, u shpreh ai para gazetarëve. Sipas Vance, pika më e rëndësishme për SHBA-në është dakordësia e Iranit për të lejuar hyrjen e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në vend. Ai e cilësoi këtë një hap të rëndësishëm drejt kufizimit të programit bërthamor të Iranit dhe drejt procesit të denuklearizimit. “Ky është një moment i rëndësishëm për popullin amerikan”, tha Vance. Bisedimet mes...
Burimi:
opinion.al