Bie lajmi i marrëveshjes? Irani: Propozimi amerikan, me kërkesa të tepruara

Bie lajmi i marrëveshjes? Irani: Propozimi amerikan, me kërkesa të tepruara

Në mesin e raporteve se administrata e presidentit amerikan Donald Trump po përgatit sulme ndaj Iranit nëse negociatat për të arritur një marrëveshje dështojnë, misioni i Iranit pranë Kombeve të Bashkuara e akuzoi SHBA-në për “kërkesa të tepruara” që po i shtyjnë negociatat e paqes drejt shembjes. Shefi i ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, u takua mbrëmjen e djeshme në Teheran me Ministrin e Jashtëm të Iranit Abbas Araghçi. Të dy “shkëmbyen pikëpamje mbi përpjekjet dhe iniciativat më të fundit diplomatike për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve”, sipas një postimi në kanalin Telegram të Araghçit. Al Jazeera thotë se ministri i jashtëm iranian ka zhvilluar biseda telefonike me homologët e tij në Turqi, Irak, Katar e Oman, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio...