Rregulla të ashpra kundër detyrave të shtëpisë me Inteligjencë Artificiale

Rregulla të ashpra kundër detyrave të shtëpisë me Inteligjencë Artificiale

Danimarka do të tentojë të luftojë dredhitë e nxënësve, që shfrytëzojnë inteligjencën artificiale për të mos lodhur mendjen e për t’i bërë në mënyrë perfekte, detyrat e shtëpisë apo punimet e tjera me shkrim. Viti i ri shkollor nis më 11 gusht, datë nga e cila hyjnë në fuqi rregullat e reja të vendosura nga qeveria daneze. Ato detyrojnë rreth 9 mijë nxënës shkollash, kryesisht ata të klasave të larta të ciklit të ulët që të mbrojnë me gojë përpara mësuesve, punimet e tyre me shkrim, për të provuar se janë punuar nga vetë ata. Shkollat do të detyrohen të instalojnë programe të posaçme mbrojtëse në rrjetet e tyre për të mbikëqyrur ekranet e kompjuterëve gjatë orëve të mësimit. Shumica e punëve me shkrim do...