SYRI TV/ Shkolla në Ishëm përfundon pas 2 vitesh vonesë, Rama e ‘përuron’ online pa asnjë shpjegim
Pas më shumë se 2 vitesh pritje, hapet shkolla e bashkuar “Rexhep Mezini” në Ishëm, por investimi që duhej të përfundonte në fund të vitit 2024 u shty përtej të gjitha afateve kontraktuale. Projekti, me një vlerë prej rreth 2.75 milionë euro parashikonte ndërtimin e godinës së re brenda 19 muajve, por shkolla nuk u bë funksionale deri në gusht të 2026. Kryeministri Rama e prezantoi përfundimin e shkollës në rrjetet sociale si investim bashkëkohor, por pa dhënë asnjë shpjegim për vonesën shumëvjeçare dhe pa kërkuar ndjesë për fëmijët që pritën për vite shkollën e premtuar. Syri TV Kryeministri Edi Rama bëri një lloj inaugurimi në rrjete sociale të përfundimit të shkollës së bashkuar “Rexhep Mezini” në Ishëm të Durrësit, por ai nuk u shprehu...
Burimi:
syri.net