Vritet me armë zjarri ushtaraku 20-vjeçar në Korçë, autori e ndoqi në një pallat për ta qëlluar

Vritet me armë zjarri ushtaraku 20-vjeçar në Korçë, autori e ndoqi në një pallat për ta qëlluar

Një vrasje ka ndodhur në lagjen 14 në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, ka mbetur viktimë 20-vjeçari Joan Zuko. Ai shërbente si ushtarak te Forcat e Armatosura. Për kryerjen e krimit dyshohet të jetë përdorur një armë zjarri kallashnikov. Autori e ka ndjekur viktimën, i cili nuk banonte në këtë lagje, teksa përpiqej të fshihej në një pallat. Më pas e ka kapur brenda pallatit dhe e ka vrarë. Pas vrasjes, autori është arratisur. Policia e ka identifikuar dhe po vijon punën për kapjen e tij. Në disa zona janë ngritur postblloqe. gijotina.com/