Pezullimi i përkohshëm i fluturimeve, TIA del me njoftim zyrtar: Siguria e pasagjerëve mbetet prioriteti kryesor

Pezullimi i përkohshëm i fluturimeve, TIA del me njoftim zyrtar: Siguria e pasagjerëve mbetet prioriteti kryesor

Pasditen e sotme u pezullua përkohësisht trafiku ajror në hapësirën ajrore shqiptare. Shkak dyshohet se është bërë një problem teknik në sistemin e radarëve të Albcontrol, i cili ka sjellë ndërprerje në monitorimin e trafikut ajror. Në një njoftim zyrtar, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, sqaron: Për disa minuta, asnjë avion nuk është lejuar të fluturojë në hapësirën ajrore të Shqipërisë, as të ngrihet as të ulet, si masë sigurie deri në rikthimin e plotë të sistemeve. Për shkak të një problemi teknik të përkohshëm në sistemin e monitorimit të trafikut ajror nga Albcontrol, fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare u pezulluan për pak minuta si masë sigurie. Problematika u adresua menjëherë dhe aktualisht po bëhen të gjitha përpjekjet për rikthimin sa më të shpejtë të operacioneve...