Aktivisti Arben Kola: Policia ka ndaluar një qytetar që kishte vezë dhe domate, qeverisë i ka hyrë frika

Aktivisti Arben Kola: Policia ka ndaluar një qytetar që kishte vezë dhe domate, qeverisë i ka hyrë frika

Aktivisti Arben Kola, ka denoncuar nga protesta para kryeministrisë ndalimin e dy qytetarëve para selisë së Partisë Socialiste, duke akuzuar Policinë e Shtetit për veprime të padrejta. Arben Kola: Sot dua të bëj një denoncim dhe thirrje për Policinë e Shtetit, që tashmë ka 90 ditë që është kthyer në policinë e turpit. Kam fjalën për kupolën e Policisë së Shtetit. Sot ishte lajmëruar një tubim para PS-së, por i kishte hyrë frika dhe kishin ndryshuar vendin e takimit, dhe qeveria shkoi u mbyll te Pallati i Brigadave, te shkurret. Dy zotërinj kishin dalë sot te sheshi. Njëri, më thanë, kishte 10 vezë, kurse tjetri kishte armë shumë të rrezikshme: dy domate zemër kau, plus vezët. U ka hyrë frika edhe prej domateve. E pra,...