BBC: Ukraina intensifikon sulmet ndaj autokolonave ruse me dronë me inteligjencë artificiale
Ushtria ukrainase po zgjeron fushatën për goditjen e autokolonave që furnizojnë trupat ruse në territoret e pushtuara, duke përdorur dronë të pajisur me inteligjencë artificiale (IA), njoftuan ekspertët ushtarakë, sipas BBC. Sipas analizave të publikuara nga BBC Verify, gjatë javës së fundit janë konfirmuar të paktën 14 sulme ndaj mjeteve që transportonin ushqime, karburant dhe municione, në rrugët kryesore që lidhin Rusinë me Krimenë dhe territoret e pushtuara në jug të Ukrainës. Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, deklaroi se strategjia e quajtur “bllokada logjistike” synon të rrisë presionin mbi ushtrinë ruse në prapavijë dhe t’i kufizojë aftësinë për të zhvilluar operacione sulmuese të qëndrueshme. Ekspertët theksojnë se teknologjitë e reja të dronëve, veçanërisht sistemi “Hornet” i mbështetur nga IA-ja, i mundësojnë Ukrainës të godasë...
Burimi:
javanews.al