Arrestohen 22 VIP-a të showbizz-it turk, mes tyre dhe ylli i ‘Dashuri e ndaluar’
Një operacion i gjerë antidrogë në Stamboll ka çuar në ndalimin e 22 personave, mes tyre edhe disa emra të njohur të botës së spektaklit dhe medias turke, në një hetim të udhëhequr nga Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit. Mes të ndaluarve është edhe aktorja mjaft e njohur Beren Saat, e cila njihet gjerësisht edhe në Shqipëri për rolin e saj në serialin e famshëm “Dashuri e ndaluar”, apo më vonë si Sulltanesha Kosem, çka e ka bërë atë një figurë shumë të dashur për publikun shqiptar. Është pikërisht emri i saj i cili ka tërhequr vëmendje të veçantë në këtë operacion të bujshëm. Sipas autoriteteve turke, operacioni u zhvillua mëngjesin e së enjtes, 11 qershor, si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm për trafik...
Burimi:
javanews.al