Arabia Saudite drejt njohjes së Izraelit? Trump i vendos kusht për…

Arabia Saudite drejt njohjes së Izraelit? Trump i vendos kusht për…

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se marrëveshja historike bërthamore civile mes Uashingtonit dhe Arabisë Saudite do të varet nga vendimi i Riadit për t’iu bashkuar Marrëveshjeve të Abrahamit, që nënkupton njohjen zyrtare të shtetit të Izraelit. “Marrëveshja Bërthamore Civile (pa pasurim materiali!)… e cila lidhet vetëm me përdorimin jo-ushtarak të energjisë bërthamore… do të miratohet, por ajo është plotësisht e varur nga bashkimi i Arabisë Saudite me Marrëveshjet shumë të respektuara dhe të suksesshme të Abrahamit”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. Deklarata e presidentit amerikan vjen pas shqetësimeve të ngritura nga ekspertë të sigurisë, të cilët kanë paralajmëruar se një marrëveshje e tillë mund të krijojë rreziqe për përhapjen e teknologjisë bërthamore në një rajon të tensionuar. Çështja e programit...