E rëndë në Kosovë, djali vret aksidentalisht babain në stan

E rëndë në Kosovë, djali vret aksidentalisht babain në stan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Strellc të Deçanit në Kosovë, ku djali ka vrarë aksidentalisht babain. Mediat në Kosovë raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një stan në Bjeshkët e Strellcit. Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, edhe pse mbetet ende e paqartë se si ka ndodhur. Raportohet gjitahshtu se dljali është arrestuar nga policia dhe po merret në pyetje për ngjarjen. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar se bëhet fjalë për një vdekje që dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht. “Policia ka pranuar informacion se në Bjeshkën e Strellcit, në oborrin e një stani është një person i vrarë. Deri tani dyshohet se është vrasje aksidentale mes familjarëve. Policia deri më tani ka sekuestruar një...