Kriza politike në Kosovë, Krasniqi: Polarizimi ekstrem po pengon kompromisin, nuk jam optimist

Kriza politike në Kosovë, Krasniqi: Polarizimi ekstrem po pengon kompromisin, nuk jam optimist

Kriza politike në Kosovë vijon të mbetet pa një zgjidhje, ndërsa polarizimi mes forcave politike po thellohet. Njohësi i zhvillimeve politike, Dardan Krasniqi, në një intervistë për “Balkan Update” vlerëson se vendi ka nevojë urgjente për institucione funksionale dhe stabilitet, por mungesa e besimit po pengon arritjen e një kompromisi. Sipas tij, përplasjet brenda dhe mes partive politike po e rëndojnë situatën, ndërsa mungon një vullnet i sinqertë për tejkalimin e krizës. Krasniqi shprehet pesimist se palët do të arrijnë një marrëveshje në të ardhmen e afërt. “Është një polarizim ekstrem. Sot kur kemi shumë nevojë që vendi të ketë institucione dhe stabilizim, atëherë mosbesimi është shumë i madh. Unë besoj që arroganca ka një fund. Dhe në momentet e fundit të kemi një logjikë...