BE-ja gjobit Google-in me 890 milionë euro, arsyeja

BE-ja gjobit Google-in me 890 milionë euro, arsyeja

Gjoba prej gjithsej 890 milionë eurosh është vendosur nga BE pasi Google ka shkelur në disa raste rregullat digjitale të Bashkimit Evropian. Pika e parë kritike e BE: Për shkelje të rregullave digjitale të BE, kompania është gjobitur me 460 milionë euro. Sipas Komisionit Evropian, Google, si platformë dominuese në tregun online, ka detyrimin të mos favorizojë shërbimet e veta në dëm të atyre të ofruesve të tjerë. Megjithatë, sipas analizave të Komisionit, kompania e ka bërë vazhdimisht pikërisht këtë. Një shembull konkret: gjatë kërkimeve për një ndeshje të Kampionatit Botëror, shpesh shfaqej fillimisht një kuti informative e licencuar nga Google me të dhëna rreth ndeshjes, ndërsa faqet e pavarura të internetit mbi të njëjtin eveniment sportiv renditeshin më poshtë në rezultatet e kërkimit. Kjo...