SYRI TV/ Ndonëse nën masa të forta sigurie, deputetët e PS nuk i shpëtuan dot goditjes me vezë
Në shtetrrethim dhe të mbrojtur nga qindra forca policie, deputetët e Partisë Socialiste nxituan të shkojnë në Kuvend, 2 orë para nisjes së seancës, në përpjekje për të shmangur përballjen me qytetarët. Megjithë masat e marra, automjetet e tyre nuk i shpëtuan goditjes me vezë dhe revoltës së protestuesve, që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës. Në hyrje të Parlamentit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri thirrje për shkrirjen e Kuvendit. Sapo hyri në Kuvend, Berisha përcolli edhe pamjet e deputetëve socialistë, të cilët qëndronin të vetëm në sallë, në pritje të nisjes së seancës plenare. Dhuna brutale e policisë së shtetit para Kuvendit u kthye në kryefjalë të debateve edhe në sallën e Parlamentit. Lideri i opozitës, Sali Berisha, dënoi dhunën policore dhe kërkoi...
Burimi:
syri.net