Lëndohet zjarrfikësi, flakët përfshijnë Shelegarin dhe Bregasin në Finiq

Lëndohet zjarrfikësi, flakët përfshijnë Shelegarin dhe Bregasin në Finiq

Ende vijon të jetë aktiv zjarri në Bregas dhe Shelegar. Banorë të fshatrave Bregas dhe Shelegar janë bashkuar me ekipet e shpëtimit në terren për të frenuar përhapjen e flakëve, duke luftuar zjarrin me mjete rrethanore në kushtet e një terreni të thyer dhe të vështirë. Madje banorë të Bregasit i erdhën në ndihmë një zjarrfikësi i cili u lëndua në këmbë pasi rrëshkiti duke e ndrydhur atë, duke mbetur për disa momente i rrezikuar nga afërsia e flakëve. Banorët njoftuan menjëherë ambulancën dhe e transportuan zjarrfikësin nga zona e zjarrit deri te mjeti i urgjencës. Ndërkohë, përpjekjet për shuarjen e flakëve vijojnë. Në këto momente në ndihmë për shuarjen e zjarrit ka ardhur edhe një helikopter. gijotina.com/