Vlorë, pushuesit i pret këmbën skafi në Sazan, një tjetër humb jetën në Orikum

Vlorë, pushuesit i pret këmbën skafi në Sazan, një tjetër humb jetën në Orikum

Një pushues ka mbetur i lënduar pas një incidenti në det pasditen e sotme. Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se ka pësuar prerje të rëndë në këmbë nga helika e një skafi në Sazan. I plagosuri është transportuar në spital, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e kësaj të enjteje në plazhin e Orikumit, ku një pushues 72-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën, pasi dyshohet se ka pësuar infarkt sapo ka hyrë në det. Sipas informacioneve paraprake, i moshuari kishte shkuar për pushime në Orikum së bashku me familjen. Rreth orës 11:30, menjëherë pasi hyri në ujë, ai është ndier keq dhe ka humbur ndjenjat. Pushuesit dhe familjarët e nxorën menjëherë në breg dhe njoftuan shërbimet...