Anija me rreth 270 persona përmbytet në ujërat e Qipros

Anija me rreth 270 persona përmbytet në ujërat e Qipros

Një anije pasagjerësh me 259 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit është përmbytur në brigjet e Qipros veriore. Ministria e Brendshme Turke ka deklaruar se anija ishte në rrezik të fundosej në një vendndodhje prej 4 milje detare larg Portit të Kyrenias. Ndërkohë ka nisur operacioni për kërkim-shpëtimin e personave të ndodhur në bord. “Situata është shumë serioze”,  është shprehur Murat Senkul, kryetari i bashkisë së qytetit bregdetar të Kyrenias.