Tragjedi në Itali, monoksidi i karbonit i merr jetën një 37-vjeçari, pesë të tjerë në spital

Tragjedi në Itali, monoksidi i karbonit i merr jetën një 37-vjeçari, pesë të tjerë në spital

Një 37-vjeçar ka humbur jetën dhe pesë persona të tjerë janë helmuar nga monoksidi i karbonit në një kasolle malore në veri të Italisë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në zonën e Buscagna, në Luginën Devero, në territorin e komunës së Bacenos, në provincën Verbano-Cusio-Ossola, pranë kufirit me Zvicrën. Në momentin e incidentit, në kasolle ndodheshin gjashtë barinj. Për shkaqe që ende nuk janë përcaktuar, monoksidi i karbonit është grumbulluar në ambientet e objektit, duke shkaktuar helmimin e tyre. Një prej barinjve, 37 vjeç, nuk ka mundur të mbijetojë. Mes pesë personave të tjerë të prekur është edhe një 19-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje kritike. Për shkak të rëndesës së gjendjes, ai është transportuar me helikopter drejt spitalit Niguarda në Milano, ku po merr...