Të paktën 38 të vdekur pas sulmit rus, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

Të paktën 38 të vdekur pas sulmit rus, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

Numri i viktimave nga shpërthimet e shkaktuara nga një sulm rus ndaj një depoje municionesh pranë Kievit ka shkuar në 38, njoftoi sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Në fshatin Myla, rreth 5 kilometra në perëndim të Kievit, katër persona rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa ekipet e emergjencave vijojnë kërkimet dhe pastrimin e zonës. Sipas Zelensky, 20 persona, mes tyre dy fëmijë, janë plagosur. Një ditë më parë autoritetet raportuan 37 viktima dhe më shumë se 40 të plagosur. Sulmi ndodhi të premten në mbrëmje në një depo ku ruheshin predha dhe mina. Shpërthimet shkaktuan zjarre dhe dëme në ndërtesat përreth, përfshirë një shtëpi kujdesi për të moshuar, ku humbën jetën shumica e viktimave. Ekspertët e eksplozivëve po punojnë për të gjetur dhe neutralizuar municionet e...