Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë, ngrihet Prania Diplomatike Virtuale, Hoxha: Shteti shkon pranë qytetarit!
Shërbimet konsullore për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit pritet të hyjnë në një fazë të re dixhitale. Lajmin e konfirmoi këtë të dielë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, duke njoftuar se shumë shpejt do të krijohet Prania Diplomatike Virtuale, një pikë e vetme digjitale për informacion dhe shërbime konsullore edhe në vendet ku Shqipëria nuk ka përfaqësim diplomatik fizik. Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Hoxha e cilësoi shërbimin konsullor si një histori suksesi, që sipas tij lidhet jo vetëm me transformimin teknologjik, por edhe me përmirësimin e mënyrës, cilësisë dhe shpejtësisë së ofrimit të shërbimeve. Sipas ministrit, gjatë periudhës 2017-2026 janë administruar 1 milionë e 378 mijë shërbime konsullore. Ai bëri të ditur gjithashtu se nga viti 2019 deri në qershor...
Burimi:
vizionplus.tv