Islanda i thotë “jo” BE-së, shumica e banorëve refuzuan në referendum bisedimet për anëtarsimin në Union

Islanda i thotë “jo” BE-së, shumica e banorëve refuzuan në referendum bisedimet për anëtarsimin në Union

Islanda i ka dhënë një përgjigje negative propozimit të qeverisë për të rifilluar negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në referendumin e zhvilluar të shtunën, shumica e islandezëve votuan kundër rikthimit në tryezën e bisedimeve me Brukselin. Sipas rezultateve të raportuara nga mediat, rreth 52.5 për qind votuan kundër, ndërsa 47.5 për qind pro. Votat e mbetura në një zonë zgjedhore nuk pritet të ndryshojnë rezultatin. Votimi ishte një goditje për qeverinë e kryeministres Kristrún Frostadóttir, e cila e kishte paraqitur rikthimin e negociatave si një moment vendimtar për të ardhmen e vendit. Qeveria argumentonte se lidhjet më të forta me Bashkimin Europian do t’i jepnin Islandës më shumë siguri ekonomike dhe politike, në një periudhë të karakterizuar nga pasiguria ndërkombëtare, lufta në Ukrainë dhe...