Diplomacia hyn në epokën dixhitale, Hoxha prezanton “Praninë Diplomatike Virtuale”

Diplomacia hyn në epokën dixhitale, Hoxha prezanton “Praninë Diplomatike Virtuale”

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka prezantuar planet për zgjerimin e shërbimeve konsullore, duke theksuar se synimi është që ato të jenë më të shpejta, më të thjeshta dhe më pranë qytetarëve, pavarësisht vendndodhjes së tyre. Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, Hoxha bëri një bilanc të punës së viteve të fundit, duke nënvizuar se nga viti 2017 deri në vitin 2026 janë ofruar mbi 1.37 milionë shërbime konsullore. Gjithashtu, ai theksoi se janë administruar mbi 4.3 milionë legalizime që nga viti 2019 dhe më shumë se 203 mijë aplikime për e-Visa që prej vitit 2021. Sipas ministrit, hapi i radhës është modernizimi i mëtejshëm i sistemit përmes teknologjisë. Në këtë kuadër, Ministria po punon për krijimin e një Asistenti Virtual,...