“Shpresë për zgjidhjen e krizës”, Haxhiu: Besoj se javën tjetër VV dhe LDK do të arrijnë dakortësinë për presidentin 

“Shpresë për zgjidhjen e krizës”, Haxhiu: Besoj se javën tjetër VV dhe LDK do të arrijnë dakortësinë për presidentin 

Pas dështimit të dy përpjekjeve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, një marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së duket se mund të jetë më pranë. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, shprehet optimiste se gjatë javës së ardhshme mund të arrihet një dakordësi politike që do t’i hapte rrugë zhbllokimit të institucioneve. “Jam optimiste që do të kemi rezultate pozitive dhe presim që kjo të konfirmohet nga Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht nga kryetari i Vetëvendosjes, kryeministri Albin Kurti dhe në anën tjetër kryetari i LDK-së, zoti Lumir Abdixhiku”, tha Albulena Haxhiu, ushtruesja e detyrës së presidentes Haxhiu kërkoi që marrëveshja të përmbyllet sa më shpejt, duke e konsideruar zgjidhjen e ngërçit politik si të domosdoshme për funksionimin e institucioneve dhe vijimin e proceseve integruese të...