Andy Burnham mund të marrë drejtimin e Laburistëve më 17 korrik pas dorëheqjes së Starmer

Andy Burnham mund të marrë drejtimin e Laburistëve më 17 korrik pas dorëheqjes së Starmer

Komiteti Ekzekutiv Kombëtar i Partisë Laburiste në Britani ka miratuar kalendarin për zgjedhjen e liderit të ri të partisë, duke hapur rrugën që Andy Burnham të marrë drejtimin e saj që më 17 korrik. Sipas mediave britanike, procesi i nominimeve do të hapet brenda dy javëve të ardhshme. Nëse vetëm një kandidat arrin të sigurojë mbështetjen e nevojshme prej 20% të deputetëve laburistë në Parlament, ose 81 nënshkrime, ai do të shpallet automatikisht lider i partisë tre javë më vonë. Aktualisht, Andy Burnham konsiderohet kandidati kryesor dhe favorit për të marrë drejtimin e Laburistëve. Përveç mbështetjes së deputetëve, ai duhet të sigurojë edhe përkrahjen e të paktën tre organizatave të lidhura me partinë, ku dy prej tyre duhet të jenë sindikata, ose alternativisht mbështetjen e...