“Amerika është rikthyer”, Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

“Amerika është rikthyer”, Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

Presidenti amerikan Donald Trump mbajti një miting me tone të forta elektorale në Uashington, gjatë hapjes së “Great American State Fair”, panairit që shënon nisjen e festimeve për 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. “Amerika është rikthyer dhe ky është vetëm fillimi. Fati i Amerikës është të jetë kombi më i madh që ka parë ndonjëherë ky planet”, deklaroi Trump para mijëra mbështetësve të mbledhur në National Mall. Aktiviteti, i konceptuar si një panair tradicional amerikan me ekspozita të shteteve, lodra argëtuese, rrotë panoramike dhe rodeo, u zhvillua mes polemikave pasi disa artistë të ftuar refuzuan të performonin. Pas bojkotit, Trump njoftoi se ceremonia do të shoqërohej me muzikën e përzgjedhur nga stafi i tij dhe jo nga artistët që, sipas tij, “ankohen vazhdimisht”....